Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu, kanë marr pjesë të mërkurën në Seminarin e XVII mbarëkombëtar me mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë, raporton Ekonomia Online.
Të dy ministret u shprehen se organizime të tilla janë të rëndësishme pasi i shërbejnë kombit e fuqizojnë gjuhën shqipe, e ato po ashtu u shprehen se mësimdhënësit e diasporës do ta kenë një mbështetje të madhe nga të dyja vendet.
Ministrja Nagavci, ka thënë se ngjarje të tilla i shërbejnë të dyja vendeve dhe se bashkëpunimi me Ministrin e Arsimit në Shqipëri do të jetë e vazhdueshme në të gjitha fushat.
“Një ndër vlerat e spikatura të këtij seminari është bashkëpunimi mes ministrisë së arsimit të Kosovës me të Shqipërisë. Kjo ngjarje i shërben vendin tonë, kombit tonë. E veçanta e ditës së djeshme është entuziasti juaj, diskutimet e përzemërta, vazhdimësia e bisedimeve të vitit të kaluar në Vlorë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave por edhe sfidat dhe vështirësitë që i kemi. Është e qartë se ky organizim është në dobi e e te dy vendeve. Nuk është gjithmonë e lehtë që shqipja të flitet aq shpesh sa do të duhej të flitej. Fëmijët sot shfaqen inteligjencës e kreativitet, krahas kësaj kultura sot është tërheqës për nxënësit sidomos fëmijët që janë jashtë trevave shqiptare. Përvojat janë të ndryshme tekstet janë të njëjta dhe kulikulat janë të njëjta dhe mezi po pres të tregojmë përvojat tona”, ka thënë ajo.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka thënë se mësuesit e diasporës do të kenë mbështetjen e madhe nga dy ministritë.
Duke shtuar se ky nuk do të jetë projekti i fundit por do të shtrihen edhe më tej, tek freskimi i listave të mësuesve në diasporë.
“Jam me të vërtete që ju shoh të gjithëve së bashku në ruajtjen dhe fuqizimin e gjuhës sonë të bukur. Në përmbushjen e një emisioni historik atë të identiteti kombëtarë. Prishtina nuk do të ishe kurrë kaq e bukur nëse prezenca juaj nuk do të na motivonte kaq shumë. 150 mësimdhënës të diasporës i mbështesim, sa sakrificat keni kaluar për të fuqizuar pikërisht atë mision të përbashkët që kemi trashëgimin që kemi dhe ajo është gjuha. Ky mision kërkon angazhim dhe punë të palodhur në të gjitha nivelet dhe individët që kontribuojnë në mbarë botën për shqiptarinë. Sigurisht që ky është një prej atyre punëve apo është një tjetër angazhim qe jemi duke punuar dhe ka të bëjë. Me regjistrin e mësuesve të diasporës, që ka bërë një ecuri të suksesshme, kemi mundësinë që të freskojmë këtë listë dhe të marrim te dhënat e tyre, por sigurt që do te shtrihemi edhe më tej”, tha Manastirliu.