Sëmundja e pankreasit, simptomat dhe këshilla

Prishtinë | 18 Sht 2024 | 00:10 | Nga Ekonomia Online

Sëmundja e pankreasit është një nga sëmundjet më të vështira për t’u kuruar. Vështirësia në kurimin e kësaj sëmundjeje vjen për shkak të vendosjes së thellë të pankreasit.

Si pasojë e kësaj vendosjeje, pankreasi kapet me vështirësi nga vëzhgimet e mjekëve, prandaj sëmundjet e sipërme të barkut, përzierje, vjellje, veçanërisht pas marrjes së ushqimit dhe heqje barku, nuk tret yndyrat. Në mungesë të prodhimit të insulinës shfaqet sëmundja e sheqerit. Pankreasi preket nga mikrobet pakreautike, absese, dobësim të funksionit të insulinës, sëmundja e sheqerit. Në disa raste shfaqen edhe tumoret. Pankreasi infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut ose nga mikrobe që gjenden në dueden, të cilat kalojnë në kanalin e duodeno‐pankreatik.

Faktorët ngacmues

Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme, si edhe nga gurët në tëmth. Format akute të pankreasit janë të rënda. Pankreasi kronik shkakton çrregullime në stomak dhe në tretjen e ushqimeve, fryrje të barkut, humbje në peshë dhe diare. Sëmundja zgjat disa vite me kriza përmirësimi dhe keqësimi. Ajo kërkon mjekime për shumë raste. Hiqet me ndërhyrje kirurgjikale. Ushqimet duhet të përmbajnë sasi të mëdha karbohidratesh dhe pak yndyrë.

Kujdesi

Të sëmurët duhet të tregojnë një kujdes të veçantë në trajtimin që u bëjnë kurave kundër pankreasit, për arsye se neglizhenca nga ana e tyre mund të çojë deri në infektim të gjakut. Madje, nëse sëmundja lejohet të përparojë, kryerja e ndërhyrjes kirurgjikale do të ishte e pashmangshme. Në lidhje me këtë situatë, studimet e fundit që janë kryer tregojnë se në tre të sëmurë me pankreas, një është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit. Gjithashtu, të sëmurët me pankreas ndjejnë shpeshherë edhe një gjendje të fikëti. Shkaku i dëmtimit të pankreasit vjen si pasojë e infeksionit nga një mikrob nëpërmjet gjakut. Ky infeksion ndihmohet shumë në rast se konsumohet alkool dhe ushqime të bollshme, si dhe nga gurët e formuar rishtazi në tëmth.

Sëmundjet që shkakton

Sëmundjet më të shpeshta që vijnë si pasojë e sëmundjes së pankreasit janë:

  • Ndezje
  • Pankreatit i thjeshtë ose hemorragjik
  • Tumoret e ndryshme
  • Cistet
  • Diabet
  • Gurët

Këshilla

Sa u përket këshillave sesi mund ta evitojmë sëmundjen e pankreasit, mjekët japin këto këshilla kryesore:

  • eliminimin e alkoolit
  • eliminimin e kripërave dhe yndyrave (sidomos nga femrat)
  • si dhe nuk duhet akumuluar stres.

Simptomat janë:

  • Dhimbjet e forta të barkut
  • Fryrje të barkut
  • Të vjella
  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Temperaturë.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme