Pankreasi është një gjëndër me një gjatësi prej 13 cm. Ndodhet në pjesën e sipërme të mesit të stomakut.
Pankreasi lidhet ngushtë me pjesën e parë të zorës së hollë. Ai është i ndërtuar me disa inde në formë ishujsh, të cilët prodhojnë hormonin e “insulinës” që derdhet në gjak.
Pankreasi ka edhe disa enzima që derdhen në duoden nëpërmjet kanalit përkatës. Enzimat e tij plotësojnë tretjen e lëndëve ushqimore në zorrë të hollë.
Mosfunksionimi i pankreasit shkakton dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, përzierje, vjellje veçanërisht pas marrjes së ushqimit dhe diarre.
Në mungesë të prodhimit të insulinës shfaqet sëmundja e sheqerit. Pankreasi preket nga mikrobet dhe dobësimi i funksionit të insulinës. Në disa raste shfaqen edhe tumoret.
Pankreasi infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut ose nga mikrobe që gjenden në duoden, të cilat kalojnë në kanalin e duodeno-pankreatik. Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme si dhe nga gurët në tëmth.
Format akute të pankreasit janë të rënda. Pankreasi kronik shkakton çrregullime në stomak dhe në tretjen e ushqimeve, fryrje të barkut, humbje në peshë, diarre.
Sëmundja zgjat disa vite me kriza përmirësimi dhe keqësimi. Ajo kërkon mjekime për shumë raste. Hiqet me ndërhyrje kirurgjikale. Ushqimet duhet të përmbajnë sasira të mëdha karbohidratesh dhe pak yndyrë.
Mjekime popullore
1. Zieni 1 lugë gjelle me rrënjë ose gjethe të grimcuara çirokeje në një xhezve me ujë. Çaji kullohet dhe pihet 2-3 doza të tilla në ditë. Kjo metodë gjallëron organizmin, përmirëson tretjen dhe urinimin, zbrazjen e fshikëzës së tëmthit të pankreasit dhe jashtëqitjen pa acaruar aparatin tretës.
2. Një lugë gjelle me gjethe dafine të grimcuar, bashkë me 1 lugë gjelle lëvore portokalli. I hidhni në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë të valuar. Lihet 10 min. Pasi kullohet, ëmbëlsojeni sipas dëshirës. Pini 2-3 gota në ditë. kjo përmirëson tretjen e mirë të ushqimit në pankreas.