Sëmundjet e rrezikshme që mund t’i merrni prej qenve endacakë

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 14:55 | Nga

Sëmundjet infektive të qenve endacakë dhe të pavaksinuar që mund të transmetohen te njeriu janë shumë të rrezikshme, sepse shpesh mund të shkaktojnë edhe vdekjen.

Njëra nga këto sëmundje është tërbimi. Tërbimi është një sëmundje vdekjeprurëse, të cilën e mbartin qentë e infektuar(54%). Sëmundja bartet me anë të kafshimi edhe pse në disa raste bartja e virusit bëhet vetëm me kontaktin e pështymës së infektuar.

Tetanozi është një tjetër sëmundje që mund të vijë nga mos aplikimi i serumit antitetanik brenda 24 orëve nga momenti i kafshimit. Kjo sëmundje paraqitet me shenja klinike të rënda që mund të çojnë deri në vdekje. Sëmundje të tjera infektive janë leishmania, gastroenteritis koronaviral i qenit(ÇV), infeksioni nga herpes virus, trakeobronkiti i qenve. Qentë janë mbartës edhe të sëmundjes se ekinokokut, varicellës, toxoplazmozës e lloje të tjera sëmundjesh që mund të shkaktojnë edhe viktima nga kafshimi i tyre.

Cilat janë mënyrat e transmetimit të sëmundjes nga qeni tek njeriu? Mënyrat e transmetimit të sëmundjes nga qeni tek njeriu janë disa.

Transmetimi nëpërmjet kafshimit nga kafsha e infektuar kur virusi gjendet në sekrecionet e pështymës, nëpërmjet ajrit kur sëmundja është me rrufë ose me kollë, transmetimi ndodh edhe kur prek qenin me lëkurë të infektuar. Sëmundjet infektive të këtyre kafshëve merren edhe qëndrimi afër fekaleve të qenve apo erës së tyre si dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në të njëjtin ambient me ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme