Rita Ora nuk është mirë me shëndet.
Rita Ora, përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se është sëmurë, andaj është detyruar ta anulojë koncertin, shkruan lajmi.net.
Me anë të një statusi të gjatë, këngëtarja tha se mjekët i kanë rekomanduar të qëndrojë në shtrat andaj nuk mund të performojë.
“Jam shumë e trishtuar të ju njoftoj që sot jam zgjuar e sëmurë dhe më kanë rekomanduar mjekët e mi që të mungojë në ngjarjen në Amazon sot. Unë mezi prisja të ju shihja sot! Ky është vendim që nuk është marrë nga duart e mia dhe më vjen keq që nuk jam aty. Asgjë nuk më bën më të lumtur sesa të performoj dhe të shoh fansat e mi të pabesueshëm dhe të mos jem në gjendje ta bëj këtë është shkatërruese – të gjithë ju nënkuptoni botën për mua. Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetjen tuaj”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, Rita së fundi ka qenë e angazhuar edhe në një rol në aktrim.