Senati amerikan miraton projektligjin për kontrollin e armëve

Prishtinë | 24 Qer 2022 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Senati amerikan ka miratuar një projektligj për kontrollin e armëve – legjislacioni më i rëndësishëm për armët e zjarrit në gati 30 vjet.

15 republikanë iu bashkuan demokratëve në dhomën e sipërme të Kongresit për të miratuar këtë projektligj me 65 vota pro, derisa 33 kundër.

Kjo pason të shtënat masive muajin e kaluar në një supermarket në Buffalo, Nju Jork dhe një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, që lanë të vdekur 31 persona, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Projektligji tani do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se Presidenti Biden ta nënshkruajë atë në ligj.

Në një deklaratë të lëshuar pas votimit, presidenti u bëri thirrje anëtarëve të Dhomës që “të votojnë menjëherë këtë projektligj dypartiak dhe ta dërgojnë atë në tryezën time”.

Kryetarja Nancy Pelosi është zotuar se do ta kalojë projektligjin në Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht se lideri republikan Kevin McCarthy u bëri thirrje anëtarëve të tij të votojnë kundër projektligjit.

Të ngjashme