Senati i UP-së avancon motrën e prorektorit Faton Berisha

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 13:49 | Nga

Venera Berisha- Muharremi, motra e prorektorit Faton Berisha është avancuar sot në mbledhjen e Senatit të UP-së.

Senati i UP-së të premten ka avancuar Venera Berisha-Muharremin nga asistente në profesoreshë- asistente.

Venera Berisha-Muharremi është motra e Faton Berishës, prorektorit për kërkime shkencore në Universitetin e Prishtinës dhe gruaja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Driton Muharremi.

Senati ka votuar me shumicë votash për avancimin e saj në ditën e fundit të afatit kohor të konkursit të 24 nëntorit të vitit të kaluar.

Madje edhe rektori Marjan Dema mbështeti avancimin e kandidates Berisha-Muharremi.

Kundër avancimit të saj ishin dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka, dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Avdulla Zejnullahu dhe Enver Hamiti nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Ata kërkuan që në pozitën Mjekësi Interne të mbetet profesori i asocuar deri në shtator kur edhe do të dalë në pension.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme