Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që të përsëritet konkursi për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në njësitë akademike të UP-së.
Ky konkurs vlen për vendet të cilat nuk janë plotësuar në konkursin e parë.
Përveç kësaj u aprovua kërkesa e studentëve për lejimin e afateve të provimeve për nëntor dhe prill të vitit akademik 2017/2018, si dhe mor vendimi për angazhimin e profesorëve vizitorë në Fakultetin Filozofik dhe Fakultetin e Edukimit Fizik.
Senati këto vendime i ka marrë në mbledhjen e zhvilluar ditën e martë në të cilën janë shqyrtuar 17 pika të rendit të ditës.