Senatorët amerikanë, Chris Murphy e Gary Peters e kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e shtetit të tyre me Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Senatori Chris Murphy, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se ky është viti i fundit kur Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë marrëveshjen dhe të arrihet të njohja e ndërsjellët.
Ai shtoi se i vije mirë që Qeveria e Kosovës është duke e luftuar korrupsionin.
“Është hera e dytë që jam këtu, do të mundohem që çdo pranvere të vij bashkë me kolegët e mijë. Jemi këtu në rajon për një javë, nuk është koincidencë që jemi ndalur së pari këtu sepse nuk kemi mikë më të madh se sa këtu. Na keni ndihmuar për menaxhimin e tërheqjes nga Afganistani, keni qenë me ne sa i përket Ukrainës. Jeni përkushtuar për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit në mandatin tuaj, për këtë arsye keni pasur një rritje ekonomike dhe investime të huaja këtu. Ju faleminderit që keni dhënë zotimin për luftimin e korrupsionit”.
“Na vjen mirë për marrëveshjen që keni arritur me Serbinë. E di që këto kanë të bëjnë me disa zgjedhje të vështira për të dy palët. Serbia duhet të ndaloj që të mos e pengoj Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Mendojmë që është e kuptueshëm që të lejohet që komunat me shumicë serbe të kenë njëfarë mundësie për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë. Koha ka shumë rëndësi, është viti kur duhet të kryhet kjo çështje dhe që të mundësohet lëvizja drejt normalizimit e cila do të dërgojë të njoha e ndërsjellët”, tha ai.
Kurse senatori Gary Peters, ka thënë se Kosova është e para që kudo që ka incidente është e gatshme të bashkëpunoj me ushtrinë e ShBA-së, raporton EO.
“Siç u përmend kemi një komunitete shumë të madh shqiptar, ata e duanë vendlindjen e tyre dhe vijnë që të investojnë këtu dhe kam pasur një takim me anëtarët e atij komuniteti. Ajo çka po ndodhë me Serbinë, që jemi të inkurajuar nga marrëveshja që është arritur dhe zbatimi është një prej çështjeve kryesore që mund ta mundësojë atë”.
“Sa i përket marrëdhënieve të shërbimeve të armatosura kemi marrëdhënie të shkëlqyer me Kosovën, çfarë do incidenti që ndodhë jeni të parët që ngritni dorën për të bashkëpunuar me ushtrinë e ShBA-së. Do të vazhdojmë që të forcojmë këtë marrëdhënieje edhe me tej”, tha ai.
LEXONI EDHE: