Një numër i madh i serbëve të Kosovës sot kanë shkuar në Serbi, për të votuar për referendumin për ndryshimet kushtetuese.
Serbë do të mund të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.
Në Vranjë kanë mundësi vote serbët nga komuna e Vitisë, Gjilanit, Kamenicës dhe Novobërdës, derisa në Novi Pazar ata nga Istogu, Klina, Peja, Gora, Prizreni dhe Rahoveci.
Serbët nga Fushë Kosova, Lipjani, Prishtina, Ferizaj, Shtërpca dhe Obiliqi do të votojnë në Kurshumli, derisa ata nga Vushtrria, Zveçani, Zubin Potoku, Mitrovica dhe Leposaviqi në Rashkë.
Në pikën kufitare në Jarinje gjatë ditës së sotme ishin bërë kolona të shumta të autobusëve që ishin nisë drejt shtetit serb.
Këtu më poshtë e keni një video të serbëve derisa votojnë në Rashkë: