Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV) dhe Partia e Vojvodinës (VP) kanë shkruar një mesazh për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili do të vjen në Serbi të enjten.
“Serbia nuk është Rusi”, është mesazhi që kanë varur në një nga autostradat e Beogradit ku presidenti rus do të kalojë, njofton Klan Kosova.
Mesazhi është shkruar në gjuhën ruse dhe të dy partitë kanë vendosur edhe logot e tyre.
Ndryshe shteti serb ka përgatitur një pritje me shumë forca të sigurisë për Putinin në mënyrë që të parandalojnë ndonjë sulm të mundshëm.