Shtabi i ashtuquajtur i krizës së katër komunave serbe në veri të Kosovë ka dal me 4 konkluzione pas një takimi të jashtëzakonshëm që patën sot, në Mitrovicën Veriore.
Ato, siç transmetojnë mediet e atjeshme janë:
- Të hiqet taksa për prodhimet e Serbisë, pasi që për shkak të kësaj mase serbët do të shpërngulen nga këto hapësira.
- Menjëherë të lirohet qytetarët e arrestuar të Mitrovicës Veriore ose të ofrohen dëshmi valide për arsyet e kapjes së tyre
- Të ruhet paqja dhe siguria dhe këtë ta garantojë KFOR-I dhe institucionet përgjegjëse ndërkombëtare në Kosovë
- Të mbahen protesta të qetë dhe paqësore njëorëshe kundër “terrorit” politik dhe policor të Prishtinës ndaj Serbëve.