Grupi i OJQ -ve Empirika e ka quajtur shkelje nga ana e Qeverisë së Kosovës të detyrimeve të marra me Marrëveshjen mbi finalizimin e zbatimit të Marrëveshjes mbi lëvizjen e lirë nga viti 2011, duke rrezikuar kështu të drejtën e shoferëve që të zgjedhin ose të vazhdojnë targat me shenjën “KS”, shkruajnë mediat në gjuhën serbe të Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar nga mesi i shtatorit se pronarët e automjeteve me targat me shenjën regjistruese “KS” me rastin e vazhdimit të regjistrimit nuk do të mund të vazhdojnë të shfrytëzojnë po këto shenja regjistrimi, përkatësisht do të jenë të detyruar të riregjistrojnë automjetet me shenjën “RKS”, shkruan KoSSev, transmeton Koha.net.
Kundër këtij vendimi ka reaguar grupi prej trembëdhjetë organizatash të shoqërisë civile, duke rikujtuar se me marrëveshjen e plotësuar në Bruksel më 14 shtator të vitit 2016, Kosova ka marrë obligimin që të vazhdojë kohën e njohjes së targave me shenjën “KS” për një periudhë pesëvjeçare pas nënshkrimit.
Palët negociuese obligohen që këtë çështje sërish ta shqyrtojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, që do të thotë pas 14 shtatorit të vitit 2021, citon ky portal OJQ-të Empirika