Serbët kundër hapjes së Urës së Ibrit: Kush merr përgjegjësi nëse ndodh ndonjë incident

Prishtinë | 08 Gus 2024 | 12:48 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët serbë të cilët morën pjesë në debatin publik në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, kanë dalë kundër hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim, raporton Ekonomia Online

Përfaqësuesi i partisë politike “Demokracia Serbe”, ka thënë se nuk e përkrahin hapjen e urës, duke pyetur përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe zëvendësdrejtorin e Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, se kush do të marrë përgjegjësi nëse ndodh ndonjë incident ndërmjet qytetarëve. 

“Nuk e përkrahim hapjen e urës. Ju si përfaqësues të qeverisë a i merrni të gjithë përgjegjësitë nëse ndodh ndonjë incident. Tha që ka 20 persona të vrarë, nuk po flas për personat me etni. A jeni të gatshëm që kjo urë te hapet. Elshani do të ketë përgjegjësinë më të madhe këtu, si do të ndiheni nëse ndodh diçka”, ka thënë ai. 

Elshani duke iu kundërpërgjigjur këtij qytetari, ka thënë se për hapjen e urës ka një siguri të madhe dhe se ajo sigurohet edhe nga KFOR-i. 

“Është me rendësi me këtë parti politike, edhe incidenti i sotëm që ka ndodhur sot tejkalohet edhe kjo situatë. Policia e Kosovës që ka ardhur në maj ka hequr 17 flamura, te jesh i sigurt që ne nuk largojmë flamurin, me dashtë me heq flamurin prej Zveçanit e kishim hequr moti. Për të gjithë qytetarët e vendit dera e zyrës time është e hapur. Janë disa te cilat ne nuk mundin me zgjedh por ne bashkë ndjejmë me ju i kuptojmë problemet e qytetarëve. Ju thatë që ka pika kontrolli shumë, rasti i Banjska me mujt çdo 200 metra kisha qit patrulla. Ne nuk kemi shku me vra dikë në Banjska, urdhri ka qenë nëse sheh një person që është i armatosur dhe me uniformë do të gjuash. Jo për urë po asgjë mbi këtë tokë nuk garantohet, por me një siguri shumë te madhe po e them . Ura është Urë KFOR-i është aty ose kanë me shku të djathë ose në të majtë në rrugën nga Suhodolli”, tha Elshani.

Ministri Elbert Krasniqi, deklaroi se hapja e urës është me qëllim që t’i bashkoje qytetarët.

“Situata për dy komunitetet nuk është në rrezik. Kjo urë nuk do të ndikojë që të keqësohen raportet ndëretnike. Shteti do të jetë në krye të detyrës që siguria të jetë se secilin territor të Kosovës dhe për të gjithë qytetarët. Urat kanë një qëllim që të hapen që të bashkohen qytetarët. Ura është aty që t’i bashkojë qytetarët”, shtoi Krasniqi.

E një qytetar boshnjak ka thënë se është e nevojshme që të hapet ura, ai ka kritikuar gazetarët serbë që nuk kanë raportuar as një here për vrasjet e shqiptarëve në veri që nga pas lufta. 

“Asnjë nuk kanë pyetur që 24 vjet se si kanë kaluar shqiptarët aty, zotërinjtë që janë këtu serbë, 23 shqiptare janë vrarë në Veri nga paslufta dhe asnjë fjalë nuk e keni thënë ju gazetarët serbë. Pse mos me u hap ura, pse zotëri nuk e keni qit flamurin shqiptar, por të Serbisë, këtu jemi në Kosovë. Nuk bën as serbët as shqiptarët për me hapë urën duhet të gjithë me kaluar të lirë”, tha ai.

Qytetarja Olivera Miloseviq ka thënë se janë kundër hapjes së urës, pasi sipas saj hapja e saj është e panevojshme.

“Pse është e nevojshme të kaloj me veturë, nuk ka parking, as në jug as ne veri. As miqtë e mi shqiptarë e boshnjakë nuk duan të hapet ura”, ka thënë Miloseviq.

Të ngjashme