Shumica dërmuese e qytetarëve serbë mendojnë se nuk do të ishte e justifikueshme hyrja në konflikt të armatosur që Kosova të mbetet brenda Serbisë.
Këtë e tregon një studim nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë.
Se nuk duhet të shkohet në luftë për shkak të Kosovës, konsideron 73 përqind e të anketuarve, 17 për qind “nuk e di” dhe 10 për qind mendojnë se duhet luftuar.
Sipas anketës, e cila do të prezantohet sot, “madje edhe votuesit e krahut të djathtë dhe partive si SRS (Voisllav Sheshel) dhe Dveri nuk do të jenë të gatshëm të marrin armët për shkak të krahinës jugore serbe”, shkruan “Blic”.
Më luftarakët duket të jenë të rinjtë nga 18 deri në 29 vjet, nga të cilat 15 për qind do të shkonin në luftë për Kosovën, sipas një studimi i cili është kryer me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë në periudhën nga 26 dhjetori deri më 14 janar me një egzemplarë prej 1,403 qytetarëve të rritur të Serbisë.
Kur është fjala për anëtarët e partive, 70.6 për qind e të anketuarve nga SNS (partia e Alekdandar Vuçiq) nuk e konsideron të justifikeshme hyrjen në konflikt të armatosur në Kosovë që të mbetet pjesë e Serbisë, tek DS, kjo përqindje është 86.5 për qind, ndërsa këtë qëndrim e ka 70.2 për qind e të anketuarve nga SPS-PUPS-JS.
Për Kosovën nuk do të luftonin 57.5 për qind nga Dveri, 87 përqind të PLD, LSV dhe SDS, si dhe 50 për qind të SRS.
Përqindja më e lartë e përgjigjeve negative në këtë pyetje është dhënë nga të anketuarit nga DJB – më shumë se 96 për qind.(GazetaExpress)