Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë vazhdon të sjellë pakënaqësi tek pala serbe.
Sidomos festimi i golave me simbolin e shqiponjës nga dy futbollistët më origjinë shqiptare, Xhaka dhe Shaqiri ka irrituar edhe më shumë serbet ku nga ankesat e shumta të tyre FIFA ka hapur edhe një hetim për dy futbollistët.
Por serbët nuk ndalen me kaq së fundmi gazeta “Kurir” ka bërë një publikim ku sulmon edhe arbitrit gjerman, Felix Brych që gjykoi ndeshjen Serbi-Svicër.
Dje, në një shkrim në uebsajtin e kësaj të përditshmeje, ishte postuar një shkrim ku aludohej fort mbi drejtësinë e vendosur në fushë nga Felix Brych, jo vetëm për duelin Serbi-Zvicër, por ndoshta edhe gjatë gjithë karrierës së tij.
Gjyqtari me profesion avokat mësohet se ka një pasuri prej 2 milionë eurosh, e dhënë kjo e gjetur në uebsajtin “Inkomenentvort”, i cili merret me të dhëna të këtij tipi me personazhet publikë apo “VIP”.
“A ka mundësi që një arbitër që paguhet maksimumi 3000 euro për një ndeshje dhe në një sezon të gjatë dhe të rëndësishëm mund të arrijë që të paguhet maksimumi deri në 70 mijë euro në vit, që të grumbullojë një pasuri kaq të madhe?!”, ishte pyetje tendencioze që ngrinte “Kurir”.