Sipas medieve serbe, Zyra e Urdhrit të Kryesisë së Serbisë është duke punuar në përgatitjen e procedurave për dhënien e një memoriali shtetëror në “nderim” të atyre serbëve që ishin pjesë e Betejës së Kosharës, duke i quajtur “heronjë”.
Duke u referuar në një shkrim të “Evening News” është theksuar se gjithashtu konsiderohet si mundësi që të bëhet njohja e të gjithë pjesëmarrësve që morën pjesë në betejat e mëdha në Kosovë gjatë viteve të luftës.