Mbi dhjetëra serb u mblodhën sot në një vend të quajtur Obrek në Shtërpcë për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali.
Sipas banorëve serb, ky hidrocentral i cili do të rrezikonte furnizimin me ujtë në këtë vend.
Përkundër përpjekjeve të investitorëve privat, serbët kanë vendosur të qëndrojnë të palëkundur nga kërkesa e tyre.
Edhe dje banorët dolën në protestë, ku u përplasën me policinë. Protesta e sotshme ishte paqësore.
Të hënën pritet të ketë takim me përfaqësues nga qeveria, policia lokale dhe gjyqësia për zgjidhjen e problemit.
Ndërtimi i një hidrocentrali ishte tentuar të bëhej edhe vitin e kaluar. Edhe gjatë vitit të kaluar banorët kishin protestuar, duke detyruar komunën për tërheqje të vendimit.