Një serb me kamion ka tentuar të kaloj ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi, përkatësisht Zubin Potok.
Sipas Policisë, derisa me kamion po tentonte të kalonte kufirin, një grup qytetarësh bllokuan aksin rrugor, duke penguar policinë në kryerjen e detyrës zyrtare.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull Serb është takuar me kamionin e tij duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi, ndërsa një grup qytetarësh kanë bllokuar aksin rrugor duke penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare”, thuhet në raportin e Policisë.