Serbia dhe Kosova iu përgjigjën propozimit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian ka marrë përgjigjet e Beogradit dhe Prishtinës lidhur me propozimin për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, të cilin e kanë mbështetur Gjermania dhe Franca, tha zëdhënësi i BE-së për N1info.

“Ne kemi marrë përgjigje nga të dyja palët dhe jemi duke i studiuar ato. Ftojmë Kosovën dhe Serbinë që të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të bëjnë një hap historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve, i cili është vendimtar për përparimin e tyre në rrugën evropiane”, citohet të kenë thënë nga BE për mediumin serb.

Siç u tha, është e nevojshme të tejkalohet gjendja e “krizës së përhershme” dhe të zvogëlohen tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme