Serbia ka premtuar t’i paguajë qytetarët nëse ata vaksinohen kundër COVID-19.
Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se nisma do të shpërblente qytetarët për “përgjegjësinë” e tyre për t’u inokuluar kundër koronavirusit.
Qytetarët mbi moshën 16 vjeç të cilët ose kanë marrë tashmë një ose dy doza, ose do të vaksinohen me të paktën një dozë deri më 31 maj do të marrin një pagesë të njëhershme prej 3,000 dinarësh (25 euro). Shuma barazohet me rreth 5% të pagës mesatare mujore të vendit.
“Ne kemi konsideruar se si t’i shpërblejmë njerëzit që kanë treguar përgjegjësi dhe kemi vendosur të japim mbështetje shtesë financiare për ata që janë vaksinuar,” u tha presidenti gazetarëve në Beograd, përcjell SCAN.
Vuçiq shtoi se ishte “e papërgjegjshme dhe egoiste” të mos vaksinohesh, megjithëse ai përjashtoi çdo kufizim imponues.
Por presidenti njoftoi se punonjësit e sektorit publik të cilët nuk janë vaksinuar nuk do të kishin më të drejtë për pagë sëmundjeje nëse do të kontraktonin COVID-19.
Nisma qeveritare – që besohet të jetë e para e këtij lloji në botë – ka për qëllim të ringjallë fushatën e imunizimit të Serbisë mes interesit të zbehur publik dhe skepticizmit në rritje.