Analisti Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins ka thënë se vendet e Ballkanit nuk duhet të injorojnë përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në proceset e integrimit euroatlantik të rajonit.
“Serbia ende flirton me Rusinë, sepse Rusia ka ndikim. Rusia ushtron ndikimin e saj në mënyrë legjitime përmes diplomacisë dhe në rrugë të tjera që mund të mos jenë legjitime. Asnjë politikan në Ballkan nuk mund të injorojë faktin që Rusia bëri komplot për vrasjen e Gjukanoviçit. Kjo do marrë seriozisht në konsideratë”, i tha ai Zërit të Amerikës, transmeton Klan Kosova.