“Serbia fluturon, Serbia nuk guxon të ndalet dhe kurrë më e fortë e kurrë më e lumtur” – tregon përralla presidenti Aleksandar Vučić. Si jo? Gjithçka “shkëlqen nga legaliteti, sundimi i ligjit, demokracia dhe mirëqenia”. Kështu mendon “serbi më i guximshëm, më i mençur dhe më vizionar ndër serbët”, autokrati që “nuk i frikësohet askujt dhe nuk dorëzohet ndaj asnjë presioni apo shantazhi nga jashtë”. Që nga ajo kohë kur hëngri atë fasule në Davos, ka nisur një “çmenduri pa rregulla”. Jashtë mezi dëgjohet, por kur vjen në shtëpi, “qorton” ministrat për “mos punë”, bërtet, psherëtin dhe teatralizon. Dhe pyet veten çfarë duan më shumë këta studentë të pakënaqur dhe qytetarë “mosmirënjohës”, kur gjithçka është perfekte si “parajsë”.
Në fakt, Serbia është një vend i shkatërruar, të cilin ai vetë e ka zbrazur institucionalisht. Ai i jep vetes të drejtën të “korrigjojë” gjykatat dhe të “ndërmjetësojë” në procese politike. Demonstron pushtet. Ai di gjithçka, ai parashikon gjithçka. Ashtu siç “parashikoi” se “ndarja politike” mes Amerikës dhe Bashkimit Evropian është e përhershme, dhe se serbët duhet të jenë të mençur e të fshihen pak nën gur derisa të kalojë shiu. Kështu “skifteri” serb do të struket pak nën gur përballë një vale të re presionesh evropiane dhe shumë raporteve kritike që po i drejtohen gjithnjë e më shumë regjimit autoritar serb.
Evropës po i bëhet gjithnjë e më e qartë se Serbia i përdor institucionet e BE-së për të fshehur autokracinë, por edhe fakti që Serbia “po i ngjan gjithnjë e më shumë Koresë së Veriut”, siç thekson shkrimtari dhe skenaristi i stripit Miloš Dragojević. Evropa e di se Serbia është bërë fabrika e autokracisë dhe korrupsionit e Vuçiçit. Në këtë kontekst pritet edhe epilogu i misionit të fundit të Parlamentit Evropian në Serbi. Raporti është shqetësues, për këtë arsye Vuçiçi i sulmon ashpër. Mund të ketë hetime dhe masa ndëshkuese. Ajo që është thënë dhe shkruar në Beograd nuk mbetet vetëm në deklarata për media, por hyn në dinamikën institucionale të BE-së. Dhe siç është paralajmëruar, Parlamenti Evropian nuk do të merret me këtë temë vetëm një herë, por priten edhe verifikime të reja.
“Morëm raporte shqetësuese”, deklaroi Marta Temido, shefja e misionit të Parlamentit Evropian. Për presidentin e Serbisë Aleksandar Vučić, anëtarët e misionit janë njerëz të parëndësishëm. Por procedura që mund të jetë shumë e pafavorshme, parashikon mbylljen e misionit të tyre brenda Parlamentit Evropian. Se deputetët evropianë do të merren seriozisht me këtë çështje, tregojnë edhe paralajmërimet për një vizitë të re në Beograd. Presioni ndaj Vuçiçit nga Brukseli vjen edhe për shkak të miratimit të një pakete ligjesh për drejtësinë në parlamentin e Serbisë, që shkaktuan kritika të ashpra nga ekspertët, por edhe reagim nga Komisioni Evropian.
Në këtë drejtim, komisionerja evropiane për zgjerim Marta Kos vlerësoi se këto ligje përfaqësojnë një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, duke i bërë thirrje autoriteteve të rishqyrtojnë urgjentisht ndryshimet që kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit.
Një tjetër raport i pafavorshëm që qeveria serbe dëshiron ta injorojë është edhe raporti i OKB-së për gjendjen e mediave në 7 pika. Dy raportuese të Kombeve të Bashkuara, Irene Khan dhe Gina Romero, kërkojnë përgjigje nga regjimi serb në lidhje me përshkallëzimin e dhunës dhe trajtimin policor të protestave, si dhe për 263 raste sulmesh dhe kërcënimesh ndaj gazetarëve dhe mediave.
Megjithatë, pavarësisht se raporti ka arritur edhe në “qeverinë botërore”, Aleksandar Vučić hesht, ndërsa mediat e tij regjimore histerizojnë dhe sulmojnë ashpër mediat e pavarura.
Se demonët e së kaluarës po e shtypin Vuçiçin tregojnë edhe kushtet e reja të BE-së dhe NATO-s. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi në Bruksel se aleanca pret nga autoritetet serbe të përcaktojnë përgjegjësinë për incidentet në Kosovë në vitin 2023, konkretisht për sulmin terrorist në fshatin Banjska dhe sulmet ndaj misionit KFOR në Zveçan.
Ky kërkesë për ndjekjen penale të përgjegjësve është vazhdimisht në fuqi dhe është vetëm çështje kohe kur do të intensifikohet, gjë për të cilën këmbëngul edhe Qeveria e Kosovës si kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo është diçka që Vuçiçi nuk do të mund ta injorojë.
Po ashtu, ai nuk mund të injorojë planin që BE-ja miratoi për ndalimin e plotë të furnizimeve me gaz natyror rus nga 1 janari 2027, si dhe ndalimin e importit përmes gazsjellësve deri më 30 shtator të po atij viti. Ky vendim bëhet rregull i detyrueshëm për anëtarësim dhe Serbia duhet të përshtatet nëse dëshiron të hyjë në BE.
Problemet nuk vijnë kurrë vetëm. Gjatë qëndrimit në Davos, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se të gjithë ata që kanë marrë pjesë në “vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2020” do të përballen me drejtësinë. Në këtë histori përmendet edhe Serbia. Kompania serbe “Roaming Networks” ka bashkëpunu