Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin u takua sot me ambasadorin e Kinës në Beograd Li Manchang dhe e falënderoi atë për qëndrimin siç e quajti ai parimor të Kinës dhe mbështetjen e pakursyer të Serbisë për çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Vulin theksoi se Serbia po udhëheq një politikë të jashtme të pavarur dhe me përkushtim të plotë ndaj neutralitetit ushtarak, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.