Pasi i dhuroi 200 mijë doza vaksine Maqedonisë së Veriut dhe teksa po e kalon me sukses procedurën e imunizimit të qytetarëve të saj, Serbia po angazhohet edhe në dhurimin e dozave tjera.
Këtë herë, drejt Malit të Zi.
Ndonëse me sasi shumë më të vogël, por sikurse njoftojnë autoritetet 2000 doza të vaksinës ruse Sputnik V pritet të mbërrijnë sot në Mal të zi.
“Dy mijë doza të tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë”, tha ministrja malazeze e Shëndetësisë.
Mali i zi paraqitet më keq nga të gjithë vendet e rajonit me virusin, teksa numëron mbi 1300 të infektuar për 100 mijë banorë.