Në dokumentar intervistohen personazhet përgjegjës për krimet e kryera në Reçak dhe ata japin versionin e tyre se gjoja kanë vrarë “terroristë shqiptarë”.
Dokumentari shkon deri te versioni se si gjatë natës ushtarëve të UÇK-së u janë hequr uniformat në mënyrë që të paraqiten si civilë para vëzhguesve ndërkombëtarë. Dhe, për naivët që nuk kanë parë e as dëgjuar deklaratat e shefit të asokohshëm të misionit të OSBE-së, William Walker, se në atë rast është bërë krim kundër njerëzimit, dokumentarët e tillë edhe mund të jenë të besueshëm
Televizioni shtetëror serb ka rikthyer propagandën në përvjetorin e 25-të të masakrës së Reçakut. Këtë e ka bërë nëpërmjet dokumentarit “Dosije Kosovo – Račak” (Dosja e Kosovës – Reçaku”. Radiotelevizioni i Serbisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme e ka rishfaqur dokumentarin në ditën e 15-të të janarit me qëllimin që të “shfaqen edhe fotografi ekskluzive të pjesëtarëve të njësitit të UÇK-së në Reçak të Shtimes, të cilat hedhin poshtë tezën se në Reçak janë vrarë ‘civilë të pafajshëm’”. Filmi, nën regji të Slagjana Zariqit, “hedh dritë mbi të vërtetën e Reçakut”. Natyrisht, propaganda serbe faktet e njohura ndërkombëtarisht se aty në janarin e vitit 199 janë vrarë 45 civilë shqiptarë nuk i përmend fare. Ky dokumentar i rikthyer në ekranin e RTS-sit nga filmbërësit shqiptarë shihet vazhdimësi e propagandës.
Në dokumentar intervistohen personazhet përgjegjës për krimet e kryera në Reçak dhe ata japin versionin e tyre se gjoja kanë vrarë “terroristë shqiptarë”. Dokumentari shkon deri te versioni se si gjatë natës ushtarëve të UÇK-së u janë hequr uniformat në mënyrë që të paraqiten si civilë para vëzhguesve ndërkombëtarë. Dhe për naivët që nuk kanë parë e as dëgjuar deklaratat e shefit të asokohshëm të misionit të OSBE-së, William Walker, se në atë rast është bërë krim kundër njerëzimit, dokumentarët e tillë edhe mund të jenë të besueshëm.