Qeveritarë serbë po vazhdojnë lobimet për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. Pas Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme, aksionin kundër Kosovës e ka filluar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi që është alarmuar me kërkesën e re të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, transmeton Koha.net.
Është ministri e serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq ai që ka filluar të bëjë përpjekjet e sërishme për ta ndaluar Kosovën që të anëtarësohet në këtë organizata ndërkombëtare të policisë.
Për këtë, siç njofton sot n1, ai u ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të Interpolit Jurgen Stcok dhe kryetarit të Interpolit Kim Jong.
“Që nga mbajtja e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit më Dubai në vitin 2018, nuk kanë ndodhur kurrfarë ndryshimesh thelbësore që do të ndikonin te heqja dorë nga vendimi i atëhershëm nga mospranimi i Kosovës. Në fakt, ndryshimi i vetëm është në favor të qëndrimeve të Serbisë kundër kësaj kërkese dhe ai vërehet në rritjen e numrit të shteteve që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ai në këtë letër.
Sipas tij, shqyrtimi i kërkesës për anëtarësim është shkelje e të drejtës ndërkombëtare e edhe e akteve të Interpolit.
Stefanoviq ka shtuar se “statusi i krahinës jugore serbe është përcaktuar me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe këtë Interpoli duhet ta respektojë”.
Stefanoviq letër u ka dërguar edhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të përcjellë me lutje të posaçme për secilin që në takimin e ardhshëm të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës.
Kosova kohë më parë ka bërë kërkesë për anëtarësim në Interpolit.