Serbia kërkon nga BE ta dënoj Viola von Cramon ,‘po bën tifo’ për Kosovën sipas tyre

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakovic, the se eurodeputetja gjermane Viola von Cramon Taudbadel duhet dënuar nga Bashkimi Europian pasi po lobon hapur për pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

“Përsëri po ballafaqohemi me një situatë absurdi ku një person që kapacitetin e saj politik po e ndërton në faktin se është anëtare e njërit nga institucionet e BE’së, e po minon proceset që garantues është pikërisht BE” u ankua shefi i diplomacisë serbe.

Sipas kumtesës së ministrisë serbe ka vlerësuar se Von Cramon, me komentet e takimit të djeshëm në kuadër të dialogut të Brukselit, ka bërë shkelje serioze diplomatike dhe politike, duke tentuar të relativizoj dhe mbroj mungesën totale të gatishmërisë së Kosovës që në mënyrë konstruktive të bisedoj për cilën do temë dhe të kryej obligimet. Sipas Selakovic me parimin e saj “për asgjë s’jemi pajtuar deri të pajtim” nuk është asgjë tjetër përpos përpjekje për të prishur dialogun

“Ky kuptim i dialogut të Brukselit do të lironte Beogradin nga çdo obligim i të vepruarit në përputhje m marrëveshjet e arritura viteve të kaluara me ndërmjetësimin e BE’së dhe garantimin e Brukselit që ajo që jemi pajtuar do të zbatohet, e shpresoj që Viola von Cramon nuk po rekomandon diçka të tillë” tha Selakovic.

Selakovic ka kërkuar që të ketë kujdes që procesi i normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës pasi është delikat siç janë në dijeni edhe në Komisionin Europian.

Selakovic dhe diplomacia serbe si duket kanë ‘harruar’ që raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, në deklaratën e djeshme për takimin mes Kurtit dhe Vucic, ishte më e ashpra që ndonjëherë ndaj kryeministrit kosovar Albin Kurti. Ajo ja theksoi pikërisht vullnetin për dialog, që mungesa e gatishmërisë së tij për të biseduar do të jetë kyçe për sukses apo jo të dialogut. Viola von Cramon nuk ka qenë asnjëherë e rreptë me krahun e majtë politik të cilëve i takojnë të dy, në dallim nga qeveritë tjera kosovare që i shante hapur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme