Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi është liruar nga paraburgimi në Serbi.
Lajmin e ka konfirmuar Bashmir Xhemaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.
“Zoti Thaçi shumë shpejt do të vijë në Kosovë dhe do t’i bashkohet familjes”, ka thënë Xhemaj.
Thaçi ishte arrestua më 29 shtator në vendkalimin kufitar në Konçul, mbi bazën e një fletarresti të Gjykatës së Lartë në Nish, nën dyshime për veprën penale “të terrorizmit”.
Atij, autoritetet e drejtësisë në Serbi, i patën caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Pas arrestimit të Thaqit, Kuvendi i Kosovës pat miratuar një rezolutë, me të cilën kërkohej lirimi i menjëhershëm, dhe i kërkohej “Bashkimit Evropian që përmes mekanizmave të tij detyrues të ndërhyjë tek Qeveria e Serbisë që të lirohet Thaçi”.