“Serbia mbylli kampin ushtarak të luftës për fëmijët”

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 10:27 | Nga

Kampi i rinisë ushtarake në malet e Zllatiborit, Serbi, në të cilin fëmijë me uniforma ushtrie, sipas modelit të kampeve ushtarake të luftës, ushtronin për aftësim ushtarake, siç njoftojnë medie serbe, është mbyllur mbrëmë vonë.

Prindërit e fëmijëve të cilët kanë qenë në kamp, kanë pohuar se policia mbrëmë vonë hyrë në kamp, se kampi mbyllet dhe se për 50 fëmijët që kishin qenë në ushtrime është organizuar transporti, transmeton Koha.net.

Këtë informatë në Facebook e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës Çajetina Milan Stamatoviq, i cili edhe e kishte dhënë lejen për kamp.

Ai për portalin “kurim” ka deklaruar se “ky nuk është kamp ushtarak ku fëmijët mësohen dhe ushtrohen për aksione terroriste”.

Në ushtrime të kampit kanë marrë pjesë rreth 50 fëmijë të moshës 14 – 23 vjeç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme