Serbia “me përgjigje të gatshme për çdo skenar në Kosovë”

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se Serbia po i përcjell me vëmendje ngjarjet në Kosovë dhe se ajo i ka të gatshme përgjigjet për çdo skenar në të, transmeton Koha.net.

Lidhur me deklaratën e zyrtarëve të KFOR-it se njësit speciale ROSU mund të hyjnë në veri të Kosovës pas leje, Stefanoviq, ka thënë se “ky është turp jo vetëm për Kosovën por edhe për BE-në e cila ka qenë garantuese e këtyre marrëveshjeve.

“Personat me tyta të gjata, me autoblinda nuk guxojnë të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it dhe të bashkësisë lokale të serbëve. Kjo është marrëveshja, të gjitha sqarimet tjera, sikur ai se ROSU guxon e të tjerët nuk guxojnë janë të pakuptimta”, citon novosti të ketë thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme