Federata serbe e Futbollit e ka emëruar ish-trajnerin e Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq si trajneri të ri të kombëtares.
Tumbakoviqi pason Mladen Kërstajiqin i cili u shkarkuar pas humbjes turpëruese 5-0 ndaj Ukrainës në kualifikimet për Kampionat Evropian muajin e kaluar, raporton AP.
Tumbakoviqi 66 vjeçar u shkarkua nga Mali i Zi muajin e kaluar pasi bojkotoi ndeshjen kualifikuese për Kampionat Evropian kundër Kosovës për, siç thanë mediat serbe, arsye “patriotike”, transmeton Koha.net.
Tumbakoviqi është nga Serbia ku propaganda shtetërore nisi një kampanjë kundër serbëve që luajnë në ndeshjet kundër Kosovës.