Serbia është duke vazhduar me vaksinimin e qytetarëve sa i përket luftimit të virusit COVID-19. Ndërsa, ky shtet edhe më tej po vazhdon të furnizohet me vaksina Anti-COVID.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se të hënën ose të martën në mëngjes arrijnë edhe 211 mijë doza të tjera të vaksinës së llojit ‘Pfizer’.
“Kinezër dhe Pfizer punojnë si një orë zviceranë sa i përket dërgesave të vaksinave. Të hënën arrijnë ato të Pfizer kurse në javën tjetër pritet të arrijnë edhe 500 mijë vaksina kineze”, tha ai.
Kujtojmë që përkundër që Serbia është furnizuar me një numër të madh të vaksinave Anti-COVID, ky shtet po vazhdon të regjistrojë numër të madh të të infektuarve me Coronavirus