Serbia nuk është duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit për Lëvizjen e Lirë. Kuvendi i Serbisë ua ka ndaluar tre deputetëve të Kosovës shkuarjen në Beograd, ku ishin ftuar nga kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Serbisë, Nenad Canak.
Po ashtu dje Përfaqësueses së Kosovës në Karate i është ndaluar hyrja në Serbi për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian, shkruan zeri.
Ndonëse është bërë gati një dekadë prejse ka nisur procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit ende po vazhdon të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.