Serbia shqyrton Arbitrazhin për taksën e Kosovës

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Serbia po e shqyrton Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për shkak të taksës prej 100 për qind të vendosur nga Kosova për mallrat serbe në nëntor të vitit të kaluar.

Kështu shkruan e përditshmja serbe “Veçernje Novosti”.

Sipas gazetës, ky opsion është në tryezë që nga 25 shkurti, kur kanë kaluar 90 ditë që kur Qeveria e Serbisë ka dërguar një kërkesë zyrtare në Sekretariatin e CEFTA për të mbajtur konsultime të drejtpërdrejta brenda Komitetit të Përbashkët.

Në momentin e paraqitjes së kësaj kërkese, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka paralajmëruar procedura konkrete para Tribunalit të Arbitrazhit, nëse problemi nuk zgjidhet brenda tre muajve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme