Një raport rreth dialogut të Kosovës me Serinë nga drejtori i Programit të Ndërtimit të Paqes dhe të drejtave, David Phillips, në Universitetin e Kolumbias, ka propozuar që dy shtetet duhet të caktojnë pikat kryesore në dialog dhe të ketë një afat të fundit për të përfunduar ky dialog – jo më larg se dy vjet.
Po ashtu, raporti gjen se Serbia duhet ta njohë Kosovën, njofton Klan Kosova.
Raporti thekson edhe nevojën që aktorë më të fortë të bëhen pjesë e dialogut, sidomos një rol më të fortë duhet të luajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Phillips, në një intervistë të tij, ka thënë gjithashtu se “duhet të përgatitet një skenar ku gjitha palët fitojnë. Ku njohja e pavarësisë së Kosovës duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe integrimitn e të dyja vendeve në institucionet Euro-atlantike”.