Beogradi zyrtar do të paraqesë ankesë në OKB për shkak të deklaratës së ish shefit të OSBE-së, Wiliam Walker, lidhur me projektin e “Shqipërisë së Madhe”.
Ministrja e Drejtësisë serbe, Nela Kuburoviq, do të njoftojë vendet anëtare të OKB-së për deklaratën e W. Walker-it, ish shefit të OSBE-së, i cili me “rolin e tij të turpshëm në Raçak”, shërbeu në agresionin ndaj Serbisë më 1999, e për më tepër tani është lobist e autor i planit për ndryshimin e kufijve në Ballkan, njoftojnë mediat serbe.
Edhe kryeministri serb, Vuçiq, theksoi se delarata e Wiliam Walker-it, “se ka një plan për bashkimin e trojeve shqiptare”, dëshmon qartë se ai është një lobist i madh për “Shqipërinë e Madhe”, i cili që prej fillimit është angazhuar për kë qëllim, transmeton RTK.
Tutje, Vuçiq shtoi se Serbia nuk mendon se do të mund të kthejë prapa gjërat e as të shtyjë SHBA-të, as 23 vende të BE-së të tërheqin njohjen e Kosovës si shtet të pavarur e sovran, por që lufta diplomatike do të vazhdojë.