✕

E Shtunë

07 Shk 2026

  • Ekonomi
    • Biznes & Financa
    • Bujqësi
    • Turizëm
    • Marketing
  • Politikë
  • Nacionale
    • Arsim
    • Shëndetësi
    • Siguri
  • Komuna
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kalendari
  • Video
  • ZGJEDHJET 2025

Serbia vazhdon fushatën kundër Kosovës, kësaj radhe tenton të pengojë anëtarësimin e Odës së Mjekëve në CPME

  • 0 shares
| 09 Nën 2018 | 09:54 | Nga

Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Oda e Mjekëve të Serbisë është duke bërë të pamundurën që të parandaloj anëtarësimin e OMK-së në Komitetin e Përhershëm të Mjekëve Evropian (Standing Committee of European Doctors- CPME).

OMK-ja ka theksuar se edhe pse është kërkuar tërheqja e aplikacionit për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar, OMK është e vendosur që këtë proces ta shtyjë deri në realizimin e anëtarësimit në CPME.

“Ndonëse OMK-ja i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara më dokumente juridike të brendshme të CPME-së, të konfirmuara edhe nga udhëheqja e CPME-së, me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të OMK-së në këtë organizatë ndërkombëtare, Oda e Mjekëve të Serbisë në koordinim me Qeverinë e Serbisë, është duke u përpjekur të pamundësojë anëtarësimin e OMK-së në CPME”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar me organizata simotra, Oda e Mjekëve të Kosovës muaj më parë ka parashtruar aplikacionin për anëtarësim në Komitetin e Përhershëm e Mjekëve Evropian (Standing Committee of European Doctors – CPME). Me qëllim të përcjelljes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të CPME-së, Kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu dhe nënkryetari i OMK-së dr, Naser Gjonbalaj, do të marrin pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme t¢ë CPME-së, që do të mbahet me datë 10-11 nëntor 2018, në Gjeneve të Zvicrës.

Ndonëse OMK-ja i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara me dokumente juridike të brendshme të CPME-së, të konfirmuara edhe nga udhëheqja e CPME-së, me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të OMK-së në këtë organizatë ndërkombëtare, Oda e Mjekëve të Serbisë në koordinim me Qeverinë e Serbisë, është duke u përpjekur të pamundësojë anëtarësimin e OMK-së në CPME. Ndonëse qëllimi dhe misioni i kësaj organizate ndërkombëtare është apolitik, profesional, filantropik dhe edukativ, shteti serb është duke u angazhuar që me ¢do kusht të ndalojë anëtarësimin e OMK-së, si përfaqësuese e Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar.

Për ti sinkronizuar veprimet joformale, Oda e Mjekëve të Serbisë me datë 7 nëntor 2018 i është drejtuar përfaqësuesve të lartë të CPME-së dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare të CPME-së, me kërkesën gë shqyrtimi i aplikacionit te OMK-së të mos shqyrtohet fare në këtë fazë të dialogut pra te shtyhet pas zgjidhjes përfundimtare të problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në letrën tille, e cila shihet se është korresponduar mirë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, është shprehur tendenca që Republika e Kosovës të trajtohet si territor pa status te definuar dhe se statusi i jashtëm politik i Kosovës e pamundëson anëtarësimin e saj në këtë organizatë ndërkombëtare, duke u fokusuar në anëtarësimin e Kosovës në OKB .

Në përgjigje të një veprimi të tillë tendencioz, Kryetari i OMK-së, dr.Pleurat Sejdiu, i është drejtuar Presidentit të CPME-së, përfaqësuesve të Asamblesë së Përgjithshme dhe Sekretares së Përgjithshme të CPME-së, mbi pretendimet sabotuese të Odës së Mjekëve të Serbisë. Në këtë letër është bërë me dije se, edhe pse në procesin e bisedimeve të deritanishme, Kosova dhe Serbia kanë marr obligime që mos të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe nismat regjionale, sjellja e Odës së Mjekëve të Serbisë shpërfaqë politikën e jashtme të Serbisë, tanimë të identifikuar si armiqësore dhe qëllim keqe ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj zotimeve të marta pata institucioneve të BE.

Ndonëse është kërkuar tërheqja e aplikacionit për anëtarësim të Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar, OMK është e vendosur që këtë proces ta shtyjë deri në realizimin e anëtarësimit në CPME.

Me këtë rast shfrytëzojmë rastin që ta falënderojmë Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zvicër, Konsullit të Përgjithshëm z Ramadan Avdiut, Konsullit z. Benjamin Nikoliqi, të cilët kanë bere përpjekje të plota gë ta ndihmojë OMK-në në realizimin e objektivave të ligjshme. Po ashtu falënderojmë zyrtarët e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, për përkrahjen e dhënë gjatë angazhimit tonë në këtë proces.

Të vendosur që të mbrojmë dinjitetin e shtetit tonë, e po ashtu edhe komunitetit tonë profesional, jemi të bindur se OMK-ja do të jetë përfaqësuese e Republikës së Kosovës në CPME, si rezultat 1 votimit nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të CPE-së, që do të mbahet me datë 10 nëntor, ne Gjenevë të Zvicrës.

Fjalë Kryesore:
  • Kosova
  • Serbia
  • Mjekët

shpërndaje

  • 0 shares

Të ngjashme

  • 24 Jan 2026 |

    10 gjëra që mjekët nuk këshillojnë të vishni në aeroplan

  • 15 Jan 2026 |

    Pse mjekët sugjerojnë të mos pini kafe assesi me stomakun bosh

  • 02 Jan 2026 |

    A duhet ta hamë lëkurën e pulës? Mjekët japin përgjigjen përfundimtare

  • 01 Nën 2025 |

    Pse kirurgët veshin uniforma me ngjyrë të gjelbër ose blu?

  • 19 Tet 2025 |

    Tifozi anglez: Me 30 euro kam pirë 20 birra dhe kam ngrënë tri herë bukë në Kosovë

  • 08 Maj 2025 |

    Bëni hedhje në det apo pishinë, mjekët kanë një paralajmërim

  • 08 Maj 2025 |

    Dhimbjet e organit mashkullor, mjekët alarmojnë për këto sëmundje të mundshme

  • 08 Maj 2025 |

    Mjekët bëjnë thirrje për kontrolle rutinore të zemrës

  • 08 Maj 2025 |

    Xhem për pastrim të shpeshtë të zorrëve: Mjekët e rekomandojnë në vend të barnave

SHFAQ TË TJERA
Lajme më të
  • LEXUARA

  • FUNDIT

  • 22:22 - “S’ka vend për të gjithë”, konfirmohen ulëset në rastin Thaçi dhe të tjerët

  • 21:53 - Ymeri: Protestat nuk duhet të mbahen te KEDS, por te ZRrE e Qeveria

  • 21:44 - Hoxhaj në Washington: Ballkani është në dilemë sigurie, Kosova në NATO është zgjidhja

  • 21:36 - Rast i rrallë dhe me rrezik për jetë: Gjilpëra depërton mes zemrës dhe mushkërive të 14-vjeçares

  • 21:26 - 1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë babanë në Deçan

  • 20:25 - Osmani pas takimit me Presidentin e Emirateve: Një partneritet që lindi në kohë sfidash dhe sot po thellohet si aleancë vizioni

  • 20:10 - Ja si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut çdo ditë

  • 19:53 - Donacioni përmirëson ambientin në Klinikën e Onkologjisë

Të gjitha të ditës

VIDEO

  • Video

    Qytetarja ironizon me premtimet e Qeverisë: A ke me u kënaq o Albin baba që kemi mbet në terr

  • Video

    Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë, qytetarët shpërndahen

  • Video

    Protestuesit veç kundërshtimit të rritjes së çmimit të rrymës, kërkojnë shkarkimin e bordit të ZRRE-së

  • Video

    Protestuesit thirrje Kurtit: Hajde poshtë, dil para popullit

  • Video

    Revoltohet 77-vjeçari: Qeveri kriminele që ik prej popullit, do t’i prijë këtij populli me përmbysë

Kult

  • Seriali hit i Netflix “Adolescence” pritet të ketë një sezon të dytë

  • Loredana reagon pas këngës së Mozzik “Diss”

  • E rrallë: Mozziku e qet krejt mllefin, shan e ofendon vetveten

  • CNN “qorton” yjet për dukjen në “Grammy”, vlerëson Dua Lipën në Javën e Modës në Paris

  • Paris Hillton me fjalë mëdha për fëmijët dhe bashkëshortin

Adresa:
Rr. "Mark Isaku", Nr. 12, B2, Prishtinë, Republika e Kosovës

Redaksia:
049 289 299


Marketingu:
049 174 555

Email:
[email protected] [email protected]

Impressum



Themeluar nga Faton Osmani

Arkivi i lajmeve

2013
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor
Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2014
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor
Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2015
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor
Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2016
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor
Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2017
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor
Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2018
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor
Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2019
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor
Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2020
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor
Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2021
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor
Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2022
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor
Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2023
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor
Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2024
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor
Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2025
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor
Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2026
Janar Shkurt

Regjistrohuni për të shkarkuar dhe shfrytëzuar videot në kualitet të lartë.

Kyçu Regjistrohu

Menu

  • Ekonomi
  • Politikë
  • Video
  • Sport
  • Opinione
  • Nacionale
  • Lifestyle
  • Kult
  • Arte
  • Komuna
  • Siguri
  • Kalendari
  • Kuriozitete
  • Turizëm
  • Botë
  • Rajon
  • Histori
  • Barcaleta
  • Psikologji
  • Intervista
  • Teknologji
  • Femra
  • Shpalljet
  • Karriera
Agjencia e lajmeve Ekonomia Online është anëtare e Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës (KMShK)

© Ekonomia Online ShPK

Agjencia e lajmeve Ekonomia Online është anëtare e Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës (KMShK)

Kyçu

Regjistrohu