Serbia ka vendosur që t’i hapë kufijtë e saj me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi nga 1 qershori.
Ky vendim sipas mediave serbe ka ardhur pasi që asnjëra nga këto shtete nuk është më një vatër e e virusit korona, shkruan B92.
Shteti serb kishte vendosur që të mbyll kufijtë që nga 20 marsi si pasojë e pandemisë COVID-19.
Për hyrjen në Serbi, shtabi i krizave ka vendosur që një testim negative për COVID-19 duhet të jetë kusht për hyrje brenda territorit.
Në rast se një person që kthehet në Serbi dhe nuk është testuar, atëherë atij do t’I duhet që të vetëizolohet në shtëpi për 14 ditë dhe më pas të testohet për COVID-19.