Një grua nga Vushtrria ka raportuar në polici se është kërcënuar dhe fyer nga një grua tjetër
Rasti ka ndodhur pasditen e 6 dhjetorit në Vushtrri, ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se e dyshuara është arrestuar.
“Ankuesja femër K/Serbe ka raportuar se e dyshuara femër K/Serbe e ka fyer dhe kërcënuar. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara e lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson raporti.