Një shtetase e Serbisë ka tentuar të bëjë një pagesë me një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan ndaj një arkëtareje.
Njësitë relevante të policisë për procedura tjera e kanë konfiskuar monedhën në fjalë. Për rastin është njoftuar prokurori lënda e të cilit do të hetohet në procedurë të rregullt.