Seremb Gjergji nga Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar të Klinës. Një problem familjar e ka detyruar atë të heqë dorë nga kandidimi. Bëhet fjalë për sëmundjen e gruas së tij, shërimi i së cilës është gara kryesore e Gjergjit.
“Te nderuar banore te KK Kline. Kesaj radhe nuk do te garoj per Kryetar te KK Kline. Doktoret e kane diagnostifikuar nusen time me kancer dhe gara ime kryesore eshte sherimi i saj”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjergji ka shtuar se pas mposhtjes së kësaj sëmundjeje ai do të rikthehet në politikë.