Sërfisti shpëtohet pas 32 orësh në det

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 11:40 | Nga

Një sërfist “jashtëzakonisht me fat” është gjetur nga një helikopter i rojës bregdetar pas 32 orësh në det.

Matthew Bryce, 22-vjeçar, nga Glasgow, nuk ishte parë që kur ai u nis për të shkuar në brigjet e Argyll në orën 09:00 të mëngjesit të së dielës.

Një zëdhënës tha se Bryce, i cili kishte veshur një kostum sërfi kundër lagështirës, u gjet në gjendje hipotermie dhe u dërgua në një spital të qytetit irlandez, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

“Shpresat që ta gjenim të gjallë po zhdukeshin dhe pas një kohe të gjatë qëndrimi në ujë dhe me natën që afrohej, shanset ishin të vakëta. Por gjatë pasdites ekuipazhi ynë e lokalizoi, teksa ai ndodhej ende në tryezën e sërfit, 13 milje larg bregut”, ka thënë zëdhënësi.

Gjendja e tij u përshkrua si e qëndrueshme.

Dawn Petrie, nga roja bregdetare, tha: “Ai ishte jashtëzakonisht me fat”.

Sipas tij, Bryce ishte pajisur me kostumin e duhur që e ka mbrojtur nga lagështira dhe e ka mbajtur gjallë për kaq kohë në det.

matthewbryce0205a.jpg

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme