Sergio Conceiçao pritet të jetë trajner i Napolit për sezonin e ardhshëm

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Sergio Conceiçao do të jetë trajneri i ri i Napolit në sezonin e ardhshëm.

Trajneri portugez i cili përfundoi i dyti në kampionat me Porton dhe që eliminoi Juventusin në Ligën e Kampionëve, do të prezantohet në ditët e ardhshme, shkruan Corriere Dello Sport, njofton KlanKosova.tv.

Portugezi do ta zëvendësojë Gennaro Gattuso-n, që nuk arriti të zë një vend garën më të madhe evropiane të futbollit për klube.

Conceiçao rikthehet në Itali, ku si lojtar ka qenë tek Lazio, Parma dhe Interi.

Ai ka filluar punën si trajner tash e gjashtë vjet, kurse në Itali do të jetë përvoja e parë për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme