Maradona dhe Sergio Ramos vijojnë debatet e tyre në distancë, në këto ditë të Kupës së Botës. Pas fjalëve të ish-Pibe De Oro që deklaronte se Ramos nuk është ndonjë fenomen, spanjolli ju përgjigj direkt.
Menjëherë pas ndeshjes me Iranin, mbrojtësi i Real Madrid u përgjigj: “Maradona ka qenë një fenomen, por në Argjentinë e dinë të gjithë që ai është vite dritë larg futbollistit më të mirë argjentinas të të gjitha kohërave, që për mua është Leo Messi”, deklaroi futbollisti spanjoll.
Kritikat e Maradonës kanë qenë të shumta këto kohët e fundit dhe përveç disa futbollistëve të Argjentinës për lojën e dobët ndaj Islandës, ai ka ngitur kritika edhe për shumë futbollistë të tjerë të këtij Botërori.