Ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas, të premten mbrëma e luajti ndeshjen e tij të 1.000-të si profesionist, në përballjen e Portos kundër Belenses, të cilën Porto e humbi me rezultat 0-2, në kuadër të Primeira Liga të Portugalisë.
Në rrjetin e tij social në “Twitter”, Sergio Ramos e uroi ish-bashkëlojtarin e tij tek “Los Blancos”, në të cilën Ramos potencoi se edhe ai po e ndjek shifrën e njëjtë.
Ai me shaka shkroi: “Veçse jam duke e parë veten që po i afrohem numrit të paraqitjeve, me të cilat do të kalojë tek përfaqësuesja e Spanjës”.
“Kurse, për ta arritur shifrën e 1.000 paraqitjeve në klub si profesionist, kjo gjë duhet të pres, sepse ka kohë”, tha Ramos.
“Të lumtë që e bëre ëndrrën realitete, o i marrë”, iu drejtua me shaka Ramos, ish-portierit të Real Madrid, Iker Casillas.
Përndryshe, Ramos dhe Casillas, gjithmonë kanë pasur raporte ta mira, pasi janë varur edhe nga njëri tjetri në lojën e tyre në mbrojtje.
Iker Casillas gjithë karrierën e tij, si i ri dhe si profesionist e kaloi tek Real Madrid, deri në vitin 2015, kur si lojtarë i lirë u transferua tek skuadra portugeze, Porto.
Casillas në maj të këtij viti mbush 37 vjet dhe në vitin 2016, u pensionua nga Përfaqësuesja e Spanjës, pasi kishte qenë për 16 vite pjesë e portës së “Furisë së Kuqe”, duke pasur 167 paraqitje.