Sergio Ramos në rast se shënon kundër Real Madridit, nuk do të festojë

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Sevillas, Jose Maria Carrasco, ka zbuluar planin e Sergio Ramos nëse ai shënon kundër ish-klubit Real Madrid këtë fundjavë.

Ai mund të mos festojë nëse shënon ndaj ish-klubit të tij.

Fituesi i Kupës së Botës 2010 u kthye në skuadrën andaluziane si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain nuk u rinovua në verë.

Pasi kaloi 16 vite në kryeqytetin spanjoll, ku udhëhoqi Madridin drejt trofeve të shumta vendase dhe kontinentale, ai do të përballet të shtunën për herë të parë me ish-shokët e tij të skuadrës me fanellën e Sevillas.

Megjithatë, Carrasco beson se mbrojtësi do të përmbahet nga festimi nëse shënon.

“Mendoj se ai nuk do të festojë. Nuk e kam pyetur, por imagjinoj se nuk do të festojë. Edhe pse ai është nga Sevilla dhe është rritur këtu, dy shtëpitë e tij janë Sevilla dhe Real Madrid”, tha ai për Radio MARCA, shkruan Goal.com .

Sergio Ramos ishte pjesë e Real Madridit që nga viti 2005 deri në vitin 2021, i cili u ble nga Sevilla për 27 milionë euro .

Të ngjashme