Sergio Ramos ‘thyen’ heshtjen, flet për të ardhmen

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Që disa muaj, e ardhmja e qendërmbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos ka qenë në dyshime dhe ka pasur shumë spekulime nga mediat.

“Los Blancos” i kanë ofruar dy kontrata spanjollit, por thuhet se ky i fundit i ka refuzuar, ngase s’ka qenë i kënaqur, përcjellë lajmi.net.

Para ndeshjes së radhës për Realin, Ramos ishte në konferencë ku foli për shumë gjëra e ndër to edhe të ardhmen e tij.

“Ka shumë gjëra që fliten në media për të ardhmen time. E gjitha që mund të them është se nuk ka asgjë të re. Nuk ka lajme të reja që mund t’i komentojë këtu. Do doja, mirëpo s’ka asgjë të re”, tha ai.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, presidenti Florentino Perez është duke provuar ta bindin spanjollin dhe t’ia rinovojë kontratën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme