Mediat italiane raportojnë se 17 nga 20 klubet e Serie A janë të etur për të rifilluar sezoni pas përmirësimit të situatës me pandeminë e coronavirusit.
Pandemia e coronavirusit në Itali ka kaluar kulmin dhe numrat po bien, me gjysmën e të gjitha rasteve të lokalizuara në rajonin e Lombardisë.
Me urdhrin e bllokimit që skadon më 3 maj dhe një protokoll i hartuar për mënyrën se si klubet duhet të vazhdojnë me testime, stërvitje dhe të luajnë pas dyerve të mbyllura, Calcio pritet të rifillojë në fund të majit.
Sipas medieve italiane, 17 klube janë për të rifilluar sezoni në Serie A pas përmirësimit të gjendjes me pandeminë, ndërsa vetëm tri klube kundërshtojnë rinisjen.
Presidenti i Brescias, Massimo Cellino ka dal pozitiv në testin për Covid-19 dhe disa herë ka deklaruar se ekipi i tij nuk do të luajë më në këtë sezon.
Torino gjithashtu thuhet se kundërshton rinisjen, ndërsa edhe Sampdoria mendohet se është kundër.
Një samit do të mbahet të martën midis klubeve të Serie A, më pas një vendim do të merret të mërkurën midis, FIGC, CONI dhe Qeverisë së Italisë.