Serie A dhe La Liga do të transmetohen në IPKO/DigitAlb

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 16:52 | Nga

Të gjithë klientët e televizionit kabllor të IPKO-së, tashmë mund ta shikojnë në shtëpitë e tyre kampionatin spanjoll (La Liga) dhe atë italian (Serie A), për tre sezonet e ardhshme, 2018-2019, 2019-2020, 2020-2021.

Kjo pasi IPKO – Digitalb ka siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit të La Ligës dhe Serisë A për Kosovë.

Krahas La Ligës dhe Serisë A, në platformën televizive IPKO-DigitAlb, do të vazhdojë të transmetohet edhe kampionati anglez i futbollit, apo Premier League, me dy ndeshjet më të rëndësishme të çdo jave, si dhe shumë ngjarje të tjera sportive.  

IPKO dhe Digitalb, janë të parët në Kosovë dhe deri më tani të vetmit që ofrojnë përmbajtjen më të pasur televizive, që u mundëson abonuesve të vet të shijojnë momentet më të çmueshme para televizionit, thuhet në një komunikatë shtypi të IPKO-së. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme